BERAT

Një 40-vjeçar është hedhur nga kati i shtatë i pallatit në qytetin e Beratit. Gazetarja e “BalkanWeb” Eneida Petova raporton se shtatasi  Elton Riko është hedhur nga ballkoni rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm.

40-vjeçari Elton Riko, babai i dy fëmijëve, është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “30 Vjetori” në Berat dhe ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

/BalkanWeb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re