BERAT– Aktivisti dhe publicisti nga Berati, Namir Lapardhaja ka denoncuar një ngjarje që ka ndodhur në qytetin e Beratit. Në një status në proflin e tij në Facebook, Lapardhaja shkruan se Drejtori i policisë së Beratit, Hasan Ahmetaj, ka dhu nuar mjekun e urgjencës së spitalit Edison Skendo.

Sipas Lapardhasë, Ahmetaj e ka dhu nuar Skëndon në sy të shumë dëshmitarëve, pasi drejtori i policisë u ka kërkuar lejen e lëvizjes mjekut dhe të vëllait dhe pas debatit janë grindur.

Drejtori i policisë së Beratit, për të cilin vetëm në kohët e fundit ka pasur disa dëshmi publike për dhu në ndaj punonjësve të policisë, favorizim të bizneseve në dëm të të tjerëve dhe që mban rreth vetes njerëz që u bëjnë presion fermerëve, vetëm pak minuta më parë nga dhun uar mjekun e urgjencës Edison Skëndo (specializant në kardiologji). Gjithçka ka ndodhur përpara Drejtorisë Vendore të Policisë Berat në prani të shumë dëshmitarëve. Nga përgjigjet që mora nga disa dëshmitar të nisjes së konfliktit, më thanë se gjithçka nisi kur vet Drejtori i kërkoi lejen e lëvizjes mjekut Skëndo dhe vëllait të tij. Në debat e sipër, Drejtori ka god itur të vëllanë e mjekut, pastaj situata është thelluar edhe më tej. Aktualisht mjeku dhe i vëllai gjendet brenda ambienteve të DVP Berat dhe duhet një reagim i menjëhershëm që tē mos vijoi dhun a më tej e këtij njeriu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re