Shtohen rastet me Covid-19 në qarkun e Beratit.

Kanë rezultuar pozitivë një punonjës i drejtorisë Rajonale të Tatimeve dhe dy mësues e një punonjës i Ujësjellësit në Skrapar, raporton Abc News.

Mësohet se punonjësi që ka rezultuar pozitivë në drejtorinë e Tatimeve punonte në zyrën e regjistrimit të bizneseve, dhe për pasojë edhe tre kolegët e zyrës së tij janë futur në karantinë dhe pritet t’i nënshtrohen tamponit.

Drejtoria e Higjienës ka dezinfektuar të gjitha ambientet e brendshme të kësaj drejtorie dhe ka mbyllur zyrën e regjistrimit të bizneseve, ku rezultoi punonjësi i infektuari.

Aktualisht në qarkun e Beratit janë 288 raste aktive dhe për çdo rast të evidentuar po kryhen hetimet epidemiologjike të zinxhirit të kontakteve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re