Në fokus të investimeve të kompanisë së shpërndarjes së energjisë janë fshatrat, si pjesë e projektit të zhvillimit të 100 zonave rurale. 500 abonentë përfshirë edhe fshatin Roshnik në qarkun Berat do të përfitojnë një furnizim më të mirë me energji elektrike, falë një investimi prej 67 milion lekë, që synon përmirësimin e rrjetit.

“Ajo që ne vlerësojmë në investime të tilla është mënyra strategjike si ata janë zhvilluar. Ky investim ndikon në jetën e 500 abonentëve, thënë ndryshe, 500 familjeve në zonën e Roshnikut i cili është një nga fshatrat e paketës së 100 fshatrave. Pra ky investim jo vetëm përmirëson cilësinë e jetesës së banorëve por ndihmon dhe nxit paketën turistike të 100 fshatrave. Kjo është diçka që ne e aplikojmë përgjatë investimeve tona në OSHEE pikërisht për të nxitur strategjinë e turizmit në zonat turistike apo në zonat të cilat janë planizuar për të qenë të tilla në të ardhmen”, u shpreh Balluku.

Investime të tilla ndikojnë edhe në reduktimin humbjeve në rrjet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re