Nga shërbimet e Seksionit për Krimet kundër Narkotikëve pas informacioneve të marra dhe pas një pune të mirëorganizuar, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim:

•Ç.F, 27 vjeç, banues në fshatin Strum, Fier.

Kapja e tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e ka dënuar me 11 vite burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 22 të Kodit Penal.

Shetasi i lartpërmendur u shoqërua në DVP Fier për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re