Nga strukturat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, Komisariateve të Policisë, Berat, Kuçovë dhe Skrapar, ka vijuar puna me intensitet për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, goditjen e paligjshmërisë, parandalimin e krimeve, si dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

“Gjatë një jave janë proceduar 24 shtetas për vepra penale të ndryshme, prej të cilëve: 10 shtetas janë arrestuar në flagrancë, 2 shtetas janë ndaluar dhe 3 shtetas janë kapur pasi ishin shpallur në kërkim, 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, është plotësuar 1 Kërkesë – Padi për tu pajisur me Urdhër Mbrojtjeje, janë vendosur 433 Masa Administrative për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugorë”, theksohet në njoftimin për shtyp të policisë.

Policia e Beratit vijon puna për goditjen e paligjshmërisë me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së qytetarëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re