Brezi i ri gjithnjë e më shumë po përfshihet në nisma të ndryshme nga institucionet përkatëse për të dhënë ide inovative mbi fusha sociale.

Në kuadër të përfshirjes së të rinjve të qytetit në projekte vullnetare, Qendra Rinore e bashkisë së Beratit, në bashkëpunim me Korpusin e Paqes në Shqipëri, ka krijuar Këshillin Rinor me qëllim krijimin e urave lidhëse midis bashkisë dhe brezit të ri.

Do të vijohet me takime javë pas jave për të grumbulluar projektide, të cilat do të implementohen në strategjitë e zhvillimit dhe rritjen e jetës sociale të qytetit. 




 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re