Skip to content

Berat, kthehet në identitet një tjetër banesë monument kulture

Berat kthehet ne identitet nje tjeter banese monument kulture

Berat kthehet ne identitet nje tjeter banese monument kulture

Ka përfunduar ndërhyrja emergjente në restaurimin e murit rrethues të gurit i banesës së familjes Xali ,në lagjen Kala Berat.

Specialistët e mirëmbajtjes pastruan dhe sistemuan pjesën e gurëve të rënë si dhe shqepjen e pjesës së harkuar e cila rrezikonte shembjen. Ndërhyrja përfundoi me ngritjen e murit të ri të gurit.

Mirëmbajtja e këtyre banesave është një punë e shkëlqyer që bëhet nga specialistët për të ruajtur këto banesa të cilat përçojnë traditën dhe identitetin e vendit tonë.

Banesat beratase janë një dëshmi e vyer e diversitetit urbanistik dhe arkitektonik, karakteristikë e Beratit.

Qyteti i Beratit është një nga më të vjetrit në Shqipëri, me gjurmët e para të cilat datojnë që 2600-1800 para Krishtit. Ka edhe qeramika që nga shekulli i 7 apo 6.

Zona e Kalasë ka fortifikime guri që nga gjysma e parë e shekullit të 4. Në kohët e lashta ai ishte i njohur si Antipatreja Berat, një qytet i fortifikuar, që ka arritur t’u rezistojë legjioneve romake të së kaluarës. 

1554728141 240 Berat kthehet ne identitet nje tjeter banese monument kulture
1554728141 525 Berat kthehet ne identitet nje tjeter banese monument kulture
1554728141 819 Berat kthehet ne identitet nje tjeter banese monument kulture