19 tetor – Ministria e Kulturës, Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare në të gjithë vendin, po punojnë çdo ditë në mbrojtje të trashëgimisë kulturore.

Një vëmendje e veçantë po i kushtohet edhe restaurimit të banesave në qytetin e Beratit, ku ditët e fundit Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin për: “Restaurimin e Banesës së familjes Xali, në lagjen “Kala”.

Projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat parashikon restaurimin e çatisë së objektit.

Banesat beratase janë një dëshmi e vyer e diversitetit urbanistik dhe arkitektonik, karakteristikë e Beratit.

Qyteti i Beratit është një nga më të vjetrit në Shqipëri, me gjurmët e para të cilat datojnë që 2600-1800 para Krishtit. Ka edhe qeramika që nga shekulli i 7 apo 6. Banorët e Beratit janë quajtur në fillim ilirë, më pas arbër dhe në fund shqiptarë.

Zona e Kalasë ka fortifikime guri që nga gjysma e parë e shekullit të 4. Në kohët e lashta ai ishte i njohur si Antipatreja Berat, një qytet i fortifikuar, që ka arritur t’u rezistojë legjioneve romake të së kaluarës. /a.a/ /a.g/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re