Në afreskun e kishës së “Shën Triadhës” në Berat, një pasuri e vyer e trashëgimisë kulturore vijon restaurimi.

Punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Berat po kryejnë ndërhyrje restauruese në këtë afresk, që ishte dëmtuar në pjesën më të madhe të tij.

Sipas DRTK Berat, në këtë fazë specialistët restauratorë po punojnë për plotësimin e bordurimeve duke vijuar me tej me konsolidimin e pelikulit.

“Mirëmbajtja dhe promovimi i trashëgimisë sonë kulturore është një mision i përbashkët, për t’i përçuar këto pasuri, në mënyrën e duhur, tek brezat e ardhshëm”, shprehet DRKK Berat.

Kisha e Shën Triadhës në Berat është e tipit kryq i brendashkruar me kupolë. Në kishë janë përdorur me mjeshtëri shumë tipare të arkitekturës bizantine, që e bëjnë këtë monument një nga më interesantët dhe më piktoreskët në Kalanë e Beratit.

Në njërin mbishkrim të afreskut të Kishës së Shën Triadhës është shkruar emri i Andronik Paleologut, guvernator i provincës së Belgradit (Beratit) gjatë viteve 1302-1326. Në këtë shkrim shpjegohet se kisha mund të jetë ndërtuar në fillim të shekullit të XIV me mbështetjen financiare të këtëij guverntaori. Së bashku me ndërtimin piramidal, format dhe përmasat, i japin asaj një pamje piktorekse.

Programi ikonografik i përket ndikimit të shkollës paleologiane të shek. XIII-XIV me karakteristikë kryesore ngjyrat e theksuara dhe ndarjen e skenave në korniza të veçuara nga një shirit i kuq./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re