Besimtarët myslimanë në qytetin e Beratit kanë falur sot Namazin e Kurban Bajramin. Falja e madhe është kryer në Pedonalen “Republika”, ku besimtarët janë lutur për mirësi, shëndet dhe bereqet për familjet e tyre. Falja e namazit të Kurban Bajramit, e cila është ndjekur nga mijera besimtarë beratas, ka filluar në orën 06:20.

Në fjalën e tij Myftiu i Beratit, Baftjar Këllezi theksoi se Kurban Bajrami është është një ditë e veçantë ku të gjithë besimtarët duhet të ndihmojnë jetimët e njerëzit në nevojë.

Këllezi ka theksuar se, sot është dita ku të gjithë njerëzit duhet të respektojnë njëri-tjetrin dhe se Kurban Bajrami është dita e sakrificës dhe sinqeritetit. Në këtë festë të sakrificës, besimtarët i luten Zotit për më shumë paqe, bekim dhe harmoni, ndërkohë që pas kryerjes së riteve të faljes Kurban Bajrami, festa vijon më pas në çdo familje beratase me drekën e madhe të Bajramit.

Simbolika e kësaj feste është bërja e një kurbani në shenjë falënderimi ndaj Zotit dhe shpërndarja e mishit të kurbanit për njerëzit dhe familjet në nevojë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re