Bashkia e Beratit, si dhe Drejtoria e Bujqësisë, kanë nisur aksionin për shtimin e kurorës së gjelbër të qytetit me fidanë pishe.  Në zona të ndryshme të qytetit, ka vijuar puna  kryesisht në lagjen “Kala” dhe malin “Partizan”. Deri tani, nga drejtuesit e Drejtorisë së Bujqësisë, të cilët ishin dhe organizatorët kryesor të këtij aksioni, thuhet se nga 4500 rrënjë fidanë janë mbjellë 3500 të tillë.

Aksioni po vazhdon me të njëjtin intensitet deri në mbjelljen e të gjithë fidanëve të planifikuar. Kryetari i Bashkisë, Petrit Sinaj, e ka ndjekur nga afër zhvillimin e këtij aksioni,

Ai u shpreh për mediet ”se Bashkia e Beratit, ndryshe nga bashkitë e tjera që e realizojnë mbjelljen e pemëve përmes donacioneve, po e realizon këtë nismë duke u mbështetur tërësisht në buxhetin e saj dhe se vitin tjetër fondi për mbjelljen e pemëve do të dyfishohet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re