Për dy qytetarë të Beratit ka filluar një procedim penal  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat.
Burime zyrtare nga komisariati i policisë së Beratit, bëjnë me dije se ka filluar një procedim penal ndaj 55- vjeçarit me iniciale F.M, pasi në lokalin e tij Bar- Kafe, është kapur duke ushtruar aktivitet me lojëra fati pa licencë.
Mbi 55- vjeçarin rëndojnë akuzat e “Organizimi i lotarive të pa lejuara’’, ‘’Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të pa lejuara’’, ‘’Fshehja e të ardhurave‘’ dhe ‘’Mospagimi i taksave dhe tatimeve’’.
Gjithashtu një procedim penal ka nisur edhe për 75- vjeçarin S.R, i cili akuzohet për veprën penale ’Ndërtimi i pa ligjshëm’’.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.10.2017 nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin:
· F.M, 55 vjeç, banues në Berat, pasi në lagjen ‘’Muzakaj’’ në lokalin Bar-Kafe, u kap duke ushtruar aktivitet lojra fati pa liçensë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Organizimi i llotarive të pa lejuara’’, ‘’Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të pa lejuara’’, ‘’Fshehja e të ardhurave‘’ dhe ‘’Mospagimi i taksave dhe tatimeve’’,parashikuar nga nenet 197, 198, 180 dhe 181 të Kodit Penal.
Më datë 24.10.2017, në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 24.09.2017, u referuan materialet shtesë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin:
· S.R, 75 vjeç, banues në fshatin Çiflik, Ura Vajgurore, pasi u konstatua se kishte ndërtuar një objekt pa leje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ‘’Ndërtimi i pa ligjshëm’’, parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re