Një aksident i rëndë ka ndodhur në lagjen Mangalem të Beratit, ku një automjet ka çarë kangjellat mbrojtëse të rrugës dhe ka përfunduar në lumin Osum.

Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka mbijetuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin rajonal të Beratit.

Mësohet se mjeti i drejtuar nga 24 vjeçari Klajdi Selenica udhëtonte nga qendra e qytetit për në dalje të tij dhe shumë pranë Urës së Goricës doli nga rruga.

Drejtuesi i mjetit arriti të dalë nga pjesa e sipërme e makinës dhe me ndihmën e forcave zjarrëfikëse pas u nxor nga lumi Osum.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re