Një çift janë grabitur në banesën e tyre mbrëmjen e sotme në fshatin Donofrosë, Ura Vajgurore. Sipas të dhënave të policisë disa persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në banesën e shtetasit O.B 57-vjeç me qëllim grabitjen. Grabitësit janë pikasur nga çifti dhe janë përleshur me to, si pasojë grabitësit kanë goditur me qytën e armës të zotin e shtëpisë. Gjatë përleshjes ka ndërhyrë edhe bashkëshortja D.B 55-vjeçe, e cila ka marrë demtime të lehta.

Autorët kanë kontrolluar banesën por kanë mundur të marrin me vete vetëm dy telefona celularë. Policia është vënë në ndekje të grabitësve, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i plotë i policisë:
Berat
Informacion paraprak
Rreth orës 21:15, në Sallën Operative ka mbërritur një telefonatë se në  fshatin Donofrosë, Ura Vajgurore, disa persona të maskuar kanë hyrë në  banesën e shtetasit O.B.
Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar  në vendngjarje ku kanë konstatuar se :
Shtetasi O.B, 57 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja D.B , 55 vjeçe, kishin  dëmtime të lehta në pjesën e kokës jashtë rrezikut për jetën.
Nga deklarimet paraprake të bashkëshortëve rezulton  se disa persona të maskuar dyshohet të armatosur kanë hyrë në banesën e tyre,.
Pasi kanë hyrë në banesë janë konfliktuar me çiftin, duke e goditur shtetasin O.B në kokë  me qytë të armës. Bashkëshortja e tij ka ndërhyrë ku dhe kjo ka pësuar dëmtime të lehta .
Shtetasit ende të pa identifikuar  kanë kontrolluar banesën ku  kanë marrë dy aparate celular janë larguar  menjëherë.
Forca të shumta policie po krehin zonën.
Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore rurale e nacionale
Grupi hetimor  po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re