Pas një kontrolli gjatë ditës së sotme në një banesë në Berat, Specialistët e Seksionit për Krimet në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Berat kanë arrestuar shtetasin Xh.S, 53 vjeç, banues në lagjen Jani Vruho, Berat.

Pas informacioneve të marra në rrugë operativë polica e Beratit ka kryer një kontroll në banesën e 53 vjeçarit, dhe ka gjetur një gjetë 1 automatik model 56 dhe 2 krëhra me 47 fishek të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, parashikuar nga neni 278/2/3 i Kodit Penal.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re