14 shkurt – Në sallën e mbledhjeve të bashkisë së Beratit u zhvillua sot takimi i Komitetit Drejtues të Projektit të Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta.

Në takim ishin të pranishëm zv/ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi, kryetari i bashkisë së Kuçovës, Selfo Kapllani, përfaqësues nga këshilli i qarkut Berat si dhe nga bashkitë e Skraparit, Poliçanit dhe Urës Vajgurore.

Takimi i mbajtur synon të prezantojë dhe të miratojë planin e punës së projektit si dhe fazën e parë dhe të dytë të masave afatshkurtra të propozuara nga vetë bashkitë, si elemente kyç të raportit fillestar. Pas fjalës së mirëseardhjes u kalua te konstituimi i Komitetit Drejtues nga Hantin Bonati, zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë të Zvicrës dhe Philipp Keller, zv/ambasadori i Zvicrës në Shqipëri.

Nga Gernod Dilewski, drejtuesi i ekipit të projektit, Alba Dakoli Wilson, zëvendësdrejtuese e ekipit të projektit dhe Mirela Buhuri, menaxhere rezidente e projektit, u bë prezantimi i fazës së parë dhe të dytë të masave afatshkurtra të propozuara nga bashkitë e Qarkut Berat.

Më tej, anëtarët e Komitetit Drejtues diskutuan dhe miratuan fazën e parë dhe të dytë të masave afatshkurtra si dhe planin e punës për zbatimin e projektit.

Shifra që u miratua sot për fazën e parë të rehabilitimit të landfillit ekzistues për bashkinë e Beratit ishte 1 101 528 €.

#td_uid_4_5c7ba4dd17e28 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2019/02/52111527_2510087482398010_1641714170443333632_o-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_4_5c7ba4dd17e28 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2019/02/51810445_2510087949064630_1609140335311585280_o-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_4_5c7ba4dd17e28 .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2019/02/52427945_2510088362397922_599857865821257728_o-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_4_5c7ba4dd17e28 .td-doubleSlider-2 .td-item4 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2019/02/51769700_2510087785731313_8729119844814815232_o-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_4_5c7ba4dd17e28 .td-doubleSlider-2 .td-item5 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2019/02/52402684_2510087849064640_1803448718821687296_o-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re