Një banesë ka marrë flakë pasditen e sotme në lagjen “Uznovë” të Beratit, duke shkaktuar një sërë dëmesh materiale.
Zjarri është neutralizuar falë ndërhyrjes së zjarrfikësve, por duke djegur më parë një pjesë të kuzhinës së banesës.
Shtëpia rezulton në pronësi të shtetasit me inicialet Sh.S dhe sipas policisë, shkak i incidentit dyshohet të jetë bërë një bombol gazi.
Sidoqoftë, një grup hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re