Mësuesi në Berat është punësuar sipas procedurave ligjore. Kështu ka deklaruar në një prononcim juristja e Zyrës Arsimore në Berat, Marilda Frashëri, në lidhje me skandalin që një mësues i dënuar më parë për pedofili dhe ngacmim seksual është rikthyer të japë mësim në një shkollë 9-vjeçare.

“Çdo procedurë për punëismin e tij është bërë sipas ligjit. Është shpallur vendi vakant sipas procedurës dhe udhëzimit të Ministrisë së Arsimit për mësues zëvendësues. Nuk ka ardhur asnjë aplikant nga portali “Mësues për Shqipërinë”. I jemi drejtuar me shkresë Drejtorisë Rajonale të Arsimit me qendër në Korçë për mungesë të aplikantëve dhe nuk ka ardhur asnjë person. Ndërsa Engjëll Bregu ka sjellë dosjen fizike në Drejtorinë Arsimore dhe që prej 2014 personi ka një dëshmi penaliteti “i padënuar” pra rezulton i pastër. Ai ka qenë i punësuar me kontratë në disa shkolla të Beratit dhe ka pasur sjellje korrekte. Tani pas këtij reagimi publik do rishikojmë kontratën edhe pse ai ligjërisht është në rregull. Në Drejtorinë Arsimore ka bërë vetëdeklarim se është i padënuar”, ka thënë juristja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re