Skip to content

BERAT/”Ministrat vizitojnë zonat e Dimalit të goditura nga përmbytjet, ndërmarrin masa për ndihmën e banorëve

afa18aad9a6753f469c069801b2ed759

Ministri i Mbrojtjes, Ministri i Brendshëm dhe Ministri i Pushtetit Vendor kanë vizituar këtë mesditë zonat më të prekura nga përmbytjet në qytetin e Dimalit, konkretisht fshatrat Banaj dhe Sheq.

Të shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë Dimal, Juliana Mema, ata panë nga afër dëmet e shkaktuara në banesa, toka bujqësore dhe blegtori.

Gjatë vizitës, kryebashkiakja Mema u shpreh se janë marrë të gjitha masat për strehimin e banorëve të evakuuar, sigurimin e ushqimit për bagëtitë si dhe monitorimin e vazhdueshëm të situatës nga strukturat vendore.

Qarku i Beratit, e veçanërisht zona e Dimalit, mbetet ndër më të goditurat nga reshjet intensive, ku me dhjetëra familje kanë pësuar dëme të konsiderueshme në banesa dhe të mbjella. Autoritetet janë në terren dhe po punojnë për normalizimin e gjendjes.