11 prill – Pas përfundimit të ndërhyrjes emergjente në restaurimin e murit rrethues të gurit në banesën e familjes Xali në lagjen Kala Berat, kjo banesë tashmë do t’i nënshtrohet restaurimit të plotë.
Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin: “Ndërhyrje restauruese në banesën e Vasil Naços, sot familja Xali”, lagjia Kala, Berat.
Projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat parashikon ndërhyrje emergjente në restaurimin e murit rrethues të banesës.
Mirëmbajtja e këtyre banesave është një punë e shkëlqyer që bëhet nga specialistët për të ruajtur këto banesa të cilat përçojnë traditën dhe identitetin e vendit tonë.
Banesat beratase janë një dëshmi e vyer e diversitetit urbanistik dhe arkitektonik, karakteristikë e Beratit. /a.a/j.p/
