Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin nacional Berat-Urë Vajagurore, në fshatin Moravë.

Dy automjete, njëri tip Mercedez Benz dhe tjetri tip Skoda i OSHE-së,janë përplasur kokë më kokë më njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes së fuqishme janë plagosur rëndë 3 shtetas,që ndodheshin në të dy mjetet.

Të plagosurit janë: Erjon Brahimaj që udhëtonte në mjetin tip Benz, Albjon Çela që është shoferi i mjetit tip Skoda të OSHE-së dhe pasagjeri i mjetit tip Skoda Eduart Bushi.

Të plagosurit janë transportuar në gjendje të rëndë drejt Spitalit Rajonal të Beratit. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë së Beratit dhe të Repartit Zjarrëfikës. Burimet zyrtare të DPV Berat bëjnë me dije se,shkak i aksidentit të rëndë është bërë parakalimi i gabuar dhe me shpejtësi i mjetit tip Benz 250 që udhëtonte nga Berati në drejtim të Urës Vajgurore.

Sipas policisë, parakalimi i gabuar i Benzit ka sjellë edhe përplasjen e fuqishme e frontale me mjetin tip Skoda të OSHE-së që udhëtonte nga Ura-Vajgurore në drejtim të Beratit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re