Skip to content

Berat, muzetë si qendra komunitare sjellin ndryshim në komunitet

Berat muzete si qendra komunitare sjellin ndryshim ne komunitet

Berat muzete si qendra komunitare sjellin ndryshim ne komunitet

Me rastin e Ditës Botërore të njerëzve me sindromën Down në bashkëpunim me Kishën Katolike Uznovë e Kucovë, Qendrën ”Lira” Berat dhe shkollën 9-vjeçare “Ylli i Mëngjesit”, Muzeu Etnografik u gjallërua sot nga zërat e gëzuara të fëmijëve të këtij komuniteti.

Albana Ismaili, psikologe pranë DAR-it Berat foli për trajtimin e këtij komuniteti, ndërgjegjësimin e sensibizimin për t’u ndjerë të barabartë mes të tjerëve . Nxënësit kishin përgatitur postera me ndjesitë e perceptimin e tyre në mbrojtje të këtij komuniteti duke u interpretuar nga vet ata.

Gjatë aktivitetit u zhvillua dhe prezantimi e performimi i punimeve artizanale me material të ricikluara nga fëmijët e Kishës Katolike si qilima, qirinj, mbajtëse stilolapsash etj.

Aktiviteti  më pas vijoj me një vizitë të shkurtër në muze, ku në eksterierin e këtij institucioni u performua një koncert me valle e lojëra zbavitëse, ku protagonistët kryesorë ishin vetë fëmijët e Qendrës “Lira” dhe gjithë fëmijët e tjerë me aftësi të kufizuara.

1553505328 737 Berat muzete si qendra komunitare sjellin ndryshim ne komunitet