14 nëntor – Muzeu Etnografik i Beratit ka mirëpritu sot në një rrugëtim mes objekteve dhe historisë nxënësit e klasës së IX të shkollës 9-vjeçare Otllak, në kuadër të programit “Edukimi mbi dhe përmes kulturës”

Nxënësit u bënë pjesë e projektit “Konservuesit e Vegjël” ku nëpërmjet tij u njohën me punën e një konservuesi dhe me faktorët që ndikojnë në dëmtimin e objekteve në muze.

I gjithë informacioni u sigurua nga një shpjegim profesional i guidës së muzeut, dhe puna individuale e nxënësve me libërthin. Aktiviteti, përveç njohurive, i ofroi nxënësve edhe argëtim në këtë orë edukative ndryshe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re