Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura në disa banesa.

Më datë 22.01.2018, nga Specialistët e Seksionit për Krimet, u bë ndalimi i shtetasve:

E.L, 16 vjeç, banues në lagjen Uznovë, Berat, (i dënuar më parë, për kultivim i lëndëve narkotike, vjedhje dhe mbajtje pa leje e municioneve luftarake).

Sajmon Komaraku, 31 vjeç, banues në lagjen Uznovë, Berat.

Aurel Etemaj, 33 vjeç, banues në lagjen Uznovë, Berat, (i dënuar më parë për veprën penale Vjedhja).

Ndalimi i shtetasve të lartpërmendur u bë pasi në vijim të veprimeve hetimore dyshohet se janë autorë të ngjarjeve të ndodhura si më poshtë.

Më datë 22.01.2018, në banesën e shtetasit Z.Xh, dyshohet se kanë vjedhur një troko dhe një televizor.

Më datë 18.01.2018, në magazinën e shtetasit Y.B, dyshohet se kanë vjedhur dy troko.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe materialet e vjedhura në banesën e shtetasit A.D, ngjarje kjo e ndodhur në datë 04.01.2018, ku si autorë i dyshuar u ndalua shtetasi E.L, i cili më pas u la i lirë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Vjedhje, e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 134/2 e 25 të Kodit Penal.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re