Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin: “Ndërhyrje restauruese në banesën e Thanas Gjikës dhe familjes Cimbidhi” në lagjen Kala në Berat.

Projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat parashikon restaurimin e çatisë së banesës.

Banesa është monument kulture dhe pjesë e trashëgimisë së pasur të ndërtimeve karakteristike të qytetit. Lagja Kala është prej zonave më të frekuentuara nga turistët e huaj dhe vendas dhe së fundmi, një sërë projektesh restauruese po i kthejnë asaj shkëlqimin.

Instituti i Monumenteve të Kulturës ndërsa mirëpret çdo bashkëpunim dhe mbështetje që kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore, njoftoi projektin e restaurimit.

Projekte të tjera në Berat janë edhe ndërhyrjet restaturuese në xhaminë e Beqarëve, ndërkohë që po rehabilitohet edhe rruga e Teqesë. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re