Dhoma Kombëtare e Zejtarisë organizoi sot ceremoninë e dhënies së titujve “Mjeshtër” për 8 zejtarë të drurit, gurit, bukës dhe pastiçerisë në qytetin muze të Beratit.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, presidenti i Dhomës Kombëtare të Zejtarisë, Luan Bregasi, anëtarë të Shoqatës së Bukës dhe Pastiçerisë.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi tha se “zejet janë identiteti dhe shprehja e shpirtit, kulturës së një populli për të cilat turistët interesohen kaq shumë.

Sipas tij, mbajtja e kësaj tradite është vlerë për turizmin shqiptar.

President i Dhomës Kombëtare të Zejtarisë, Luan Bregasi përmendi gjithë punën që po bën institucioni që ai drejton në kuadrin e kualifikimit për arsimin profesional.

“Tetë mjeshtra duart artë e mendje artë po nderojmë sot në Berat me titullin “Mjeshtër” duke promovuar vlerat më të mira të artizanëve shqiptarë”, – tha Bregasi.

Kryetari i Shoqatës së Bukës dhe Pastiçerisë, Gëzim Peshkopia foli për bashkëpunimin e ngushtë që ka Dhoma me Shoqatën dhe vazhdimin e aktiviteteve.

Në fund të ceremonisë u realizua dhe ceremonia e dhënies së titujve “Mjeshtër” në sektorin e prodhimit dhe përpunimit të bukës dhe pastiçerisë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re