10 qershor Në qytetin e Beratit ka filluar puna për projektin inxhinierik për ndriçimin publik të shtatë akseve kryesore rrugore në qytet.

Për zbatimin e këtij projekti, në Berat u zhvillua sot një takim me inxhinierët zviceranë, të cilët po asistojnë bashkinë.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo tha se ndriçimi i rrugëve do të bëhet sipas standardeve të energjisë eficiente.

“Ka filluar puna për projektin inxhinierik për ndriçimin publik të shtatë akseve kryesore rrugore në qytet, sipas standardeve të energjisë eficiente. Me inxhinierët zviceranë, të cilët po asistojnë bashkinë Berat në kuadër të projektit Smart Energy, ekipet e bashkisë Berat dhe Përmet ndanë sot eksperiencat në detajimin teknik të projekteve”, tha Demo në një postim në rrjetet sociale.

#tdi_9 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2022/06/berat6.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_9 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2022/06/berat1.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_9 .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2022/06/berat2.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_9 .td-doubleSlider-2 .td-item4 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2022/06/berat3.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_9 .td-doubleSlider-2 .td-item5 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2022/06/berat4.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_9 .td-doubleSlider-2 .td-item6 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2022/06/berat5.jpg) 0 0 no-repeat;
}

1 nga 6

/k.s/j.p/r.e/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re