9 mars Në qytetin e Beratit kanë filluar punimet për ndriçimin rrugor me teknologjinë LED, i cili zbatohet në disa akse rrugore në qytet.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo ndau në rrjetet sociale momente nga puna për vendosjen e ndriçimit LED në rrugët “Antipatrea – segmenti i Kalasë-nyja Ypsilon”, rruga “Ura e re” – “Stavër Naço” dhe bulevardi “Osumi”.

“Ndriçimi i ri eficient do të bëjë të mundur kursimin në mënyrë të ndjeshme të energjisë dhe përmirësim të imazhit të qytetit si edhe rrjetin e internetit”, theksoi Demo.

Investimi zbatohet në kuadër të projektit “Bashki të zgjuara energjie” financuar nga qeveria zvicerane dhe me bashkëfinancim të bashkisë Berat.

Investimet e kryera nga pushteti qendror dhe ai vendor i kanë dhënë një pamje krejtësisht tjetër qytetit të Beratit, i cili pret mijëra turistë në vit.

#tdi_2 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/03/1berat5.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_2 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/03/1berat.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_2 .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/03/1berat2.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_2 .td-doubleSlider-2 .td-item4 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/03/1berat3.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_2 .td-doubleSlider-2 .td-item5 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/03/1berat4.jpg) 0 0 no-repeat;
}

1 nga 5

/k.s/r.e/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko