Pensionistët në Berat sot shfrytëzuan orarin e vendosur nga qeveria për të lëvizur deri në orën 11 pas më shumë se një muaji në shtëpi. Por disa prej tyre patën ankesa duke deklaruar se kështu duhet të bëhet çdo ditë, jo vetëm sot.

“Ne duam përditë të dalim jo njëherë në një muaj. Të paktë një dyorëshe në ditë,”-shprehet një pensionist. Ndërkohë një tjetër deklaron: “Mirë orari që na ka vendosur qeveria. Ne na bën mirë, por keq i bën tregtarëve që nuk shesin dot. Sot lejen e kemi patur deri në 11. Tani po ikim për shtëpi. Mirë është të jetë në vazhdimësi, çdo ditë nga dy or. Sot na bëri mirë se lëvizim këmbët e morën pak ajër të pastër.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re