Ja kish kthyer jetën në ferr nëpërmjet kërcënimeve në rrugë, kanosjes nëpërmjet telefonit dhe tashmë është vënën nën hetim në gjendje të lirë. Kështu ka ndodhur me një 48 vjeçare nga qyteti i Beratit, e cila prej më shumë se një muaj kanoste një 35 vjeçare po nga ky qytet, mjeke në Repartin e Urgjencës.

Burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Beratit bëjnë me dije se ka nisur hetime në gjendje të lirë për 48 vjeçaren Adriana, K, banuese në lagjen “Donika Kastrioti”. 48 vjeçarja mësohet se është marë në pyetje dje nga policia pas një denoncimi të mbërritur ndaj saj dhe më pas u vendos proçedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale të “Kanosjes”.

Ka qënë shtetasja me inicalet B.B, 35 vjeçe, mjeke Patologe në spitalin e qytetit, e cila ka denoncuar 48 vjeçaren për kanosje. Sipas denoncimit 48 vjeçarja kërcënonte mjeken sa herë që ndeshej me të në rrugë dhe ditët e fundit e kanoste dhe nëpërmjet telefonit.

Shkak për këtë ngjarje është bërë divorci i motrës së 48 vjeçares pak kohë më parë. Për këtë divorc gruaja akuzonte mjeken si shkaktare, pasi ajo ishte martuar me ish kunatin e saj. Martesa e mjekes me ish burrin e motrës duket se nuk është pranuar nga ana e 48 vjeçares, e cila ka ndjekur prej disa kohësh 35 vjeçaren dhe kanosur nëpërmjet thirrjeve telefonike dhe mesazheve.

Kjo ka bërë që mjekja të kërkojë më pas ndihmën e policisë duke depozituar telefonin e saj dhe nga verifikimi i tabulatave të telefonit është bërë dhe identifikimi i gruas kërcënuese, e cila tashmë do të përballet me akuzën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re