14 gusht Bashkia e Beratit pas aksionit të pastrimit të nisur që në ditët e para të mandatit të kryetarit të ri, Ervin Demo, tashmë ka ngritur task forcën për t’i dhënë fund lidhjeve të paligjshme të ujit.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo thotë se nuk do të tolerohen abuzuesit të cilët jo vetëm nuk paguajnë, por në të njëjtën kohë krijojnë edhe probleme për furnizimin e gjithë qytetarëve me ujë të pijshëm.

Sipas tij, humbjet më të mëdha në rrjet vijnë si pasojë e lidhjeve të paligjshme. Task Forca e ngritur është në terren dhe ka filluar me zonat më problematike, siç është Uznova.

“Zero tolerancë për abuzuesit të cilët jo vetëm nuk paguajnë për atë çfarë përfitojnë nga e mira e përbashkët, por në të njëjtën kohë krijojnë edhe probleme për furnizimin e gjithë qytetarëve me ujë të pijshëm.

Task-Forca e ngritur është në terren dhe ka filluar me zonat më problematike, siç është Uznova, ku si pasojë e lidhjeve të paligjshme rezulton me humbjet më të mëdha në rrjet”, -tha kryetari i bashkisë së Beratit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re