Pak momente më parë në qytetin e Beratit ka ndodhur një aksident, ku nja automjet ka dalë nga rruga, por fatmirësisht në automjet ndodhej vetëm drejtuesi i mjetit.

Drejtuesi i mjetit Agron Demaj, nuk ka pësuar asnjë incident dhe u dergua drejt spitalit te qytetit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Fier, në vendin e quajtur Qafa e Sqepurit.

Një makinë tip Ford që udhëtonte me shpejtesi doli nga rruga dhe pasi ka bërë dy saltro është përplasur në anë të saj.

30 vjecari që udhëtonte i vetëm me mjetin e tij me targa AA 973 HN, banor i fshatit Sqepur, po shkonte për punët e perditshme, në momentin që mjeti doli nga rruga.

Në vendin e ngjarjes mbërritën më pas eksperte e qarkullimit rrugor, që nisën hetimet e para për të mësuar shkaqet e këtij aksidenti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re