Skip to content

Berat, nxënësit trajnim për masat e mbrojtjes nga zjarri

48388932 2155274741182599 5247542607906603008 o

19 dhjetor – Mësues dhe nxënës të shkollave 9-vjeçare kanë zhvilluar seanca trajnimi për masat e mbrojtjes nga zjarri për raste emergjente.

Kështu, Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin në Berat ka zhvilluar trajnime të ndryshme për rastet emergjente duke informuar nxënës të shkollave 9-vjeçare të qytetit.

Drejtoresha e MZSH-së, Mimoza Xhani, vëzhgoi nga afër realizimin e këtyre seancave.

Një ndër temat më specifike të trajtuara në këto seanca nga inspektori, Fredi Metollari, lidhej me përdorimin e fikëseve të zjarrit dhe mënyrën e evakuimit të fëmijëve në rast zjarri. Mësuesit dhe nxënësit e shkollave paraqitën interes gjatë seancave të trajnimit. /j.p/

48403859 2155274977849242 2133462757326979072 o
48388932 2155274741182599 5247542607906603008 o
48385678 2155274714515935 3188589398497165312 o
48404887 598356743953713 7612998887015448576 o