“Nxënësit, aktorë dhe faktorë të rëndësishëm për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore”, me këtë nisëm Policia Rrugore e Beratit, ka zhvilluar disa orë mësimore dhe praktike për të njohur nxënësit me rregullat e qarkullimit rrugor dhe zbatimin e tyre.

Një ndër masat e marra nga Policia e Beratit për rritjen e parametrave të sigurisë, është edhe sensibilizimi i këmbësorëve dhe drejtuesve të mjeteve.

“Prioriteti ynë është siguria e nxënësve dhe edukimi i tyre në bankat e shkollës. Nën moton “Siguria juaj në rrugë, prioriteti ynë”, gjatë ditës së sotme, në shkollën ”Irfan Ngjegjari”, punonjësit e Policisë Rrugore” kanë bashkëbiseduar me nxënësit e klasave të lX për njohjen e sinjalistikës dhe respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim që lëvizjet në rrugë të jenë të sigurta, në mënyrë që të shmangim aksidentet rrugore”-, njofton Policia e Beratit.

“Shefi i Sektorit të Policisë Rrugore, Ali Yzeiri ka theksuar se nëse të gjithë ne do jemi më të vëmendshëm në rrugë, do respektojmë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të mundohemi të gjithë bashkë të sensibilizojmë shkelësit, siguria në rrugë do rritet, ndaj ne do vijojmë të bashkëpunojmë me stafet pedagogjike, me nxënës dhe qytetarë, për të bërë të mundur që të gjithë së bashku të rrisim parametrat e sigurisë rrugore për përdoruesit e rrugës”-, vijon njoftimi.

“Nxënësve u janë shpërndarë guida me këshilla praktike për sigurinë rrugore dhe fletëpalosje me rregullat e qarkullimit rrugor. Gjithashtu, punonjësit e Policisë u kanë mësuar nxënësve praktikisht disa rregulla të qarkullimit rrugor, në ambientet e jashtme të shkollës”-, përfundon njoftimi i Policisë së Beratit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re