15 tetor – Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, gjatë një jave kanë proceduar 16 shtetas për vepra penale të ndryshme.

Sipas policisë nga këta 6 shtetas janë arrestuar në flagrancë nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor, pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, 2 shtetas janë ndaluar pasi ishin shpallur në kërkim, 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, po ashtu janë plotësuar 3 kërkesë – padi për t’u pajisur me Urdhër Mbrojtjeje.

Po ashtu në kuadër të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor policia ka vendosur 373 masa administrative për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe ka bllokuar 7 mjete për mungesë dokumentacioni dhe masa administrative të pashlyera si dhe janë tërhequr 7 leje drejtimi.

Policia e Beratit siguron qytetarët se do të vijojë punën për goditjen e paligjshmërisë me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së qytetarëve./k.s/j.p/




Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re