25 gusht- Rezervuari në njësinë administrative “Otllak” në Berat i është nënshtruar pastrimit, pasi përbën rrezik për për daljen jashtë funksionit të objektit si edhe për banorët.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo, i cili shprehet se aktualisht ky rezervuar mbulon vetëm 100 hektarë nga 300 hektarë tokë që duhet të mbulonte.

Sipas tij, shkarkuesi katastrofik është i bllokuar nga aluvionet e papastruara prej kohësh.

Demo thekson se “po inspektojmë të gjitha njësitë, për problematikat jo vetëm në kanalet vaditëse, por edhe për rezervuarët përkatës”.

Kryebashkiaku Demo shprehet se shirat e vjeshtës janë shumë afër, ndaj do kryejmë ndërhyrje emergjente për të shmangur pasojat e mundshme.

Bashkia e Beratit është angazhuar në maksimum për pastrimin e kanaleve, rezervuarëve, rrugëve dhe lagjeve të qytetit 2400-vjeçar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re