28 prill – Me rastin e festën së Pashkës, përfaqësues të bashkisë së Beratit ishin sot për vizita në Mitropolinë e Shenjtë të Beratit për të përcjellë urimet e rastit.

Në mjediset e Mitropolisë ata u pritën nga nga Episkopi i Dioqezës së Beratit, Hirësia e Tij, imzot, Ignat Triantis, i cili pasi falenderoi përfaqësuesit e pushtetit vendor për vizitën, theksoi se kjo ditë e shenjtë le të shërbejë për të ringjallur zemërgjerësinë, tolerancën, respektin dhe dashurinë mes njëri – tjetrit.

Në emër të përfaqësuesve të pushtetit vendor uroi Pashkët kryetarja e Këshillit Bashkiak, Nikoleta Manka, e cila u shpreh se Festa e Pashkës duhet të na bëjë të reflektojmë për të zbuluar brenda qenies sonë, por edhe midis njëri – tjetrit, disa nga vlerat më të mira të harmonisë dhe bashkëjetesës sonë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re