Një tjetër ngjarje artistike u organizua dje nga Bashkia e Beratit dhe Qendra Kulturore “Margarita Tutulani”, me rastin e Ditës Botërore të Xhazit.

Ideja dhe realizimi muzikor u konceptua nga muzikanti Altin Metohu, regjia, libreti dhe moderimi nga Shpëtim Dyrmishi, drejtuese artistike, Migena Hoxha.

U vlerësuan dhe u duartrokitën për nivelin artistik: Altin Metohu me tastierë, Isuf Haznedari me violinë, këngëtarja Kerol Xhamo, Isi Vokopola në tromp dhe Njazi Saraçi me tarabuke.

Kjo traditë e re ka disa vite që po realizohet me sukses në qytetin e Beratit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re