#RESPEKTBerat – Përmes rrugicave mistike të Mangalemit, Alteo na shpie në “shtëpinë e glikove”, aty ku rrëzëllen shembulli frymëzues i Margalinës, 80 vjeçares së dashuruar me të bukurën, e cila prej vitesh prodhon në mënyrë artizanale glikotë më të mira të Beratit.Nga kjo familje ku prodhohen 40 lloje glikosh, largohemi me lajmin e mirë se prej muajit gusht, banesa e tyre monument kulture, që është edhe “punishtja” e tyre modeste, do t’i nënshtrohet restaurimit, për t’i rikthyer shkëlqimin shtëpisë së nënës duarartë.

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 4. Juli 2020

 

4 korrik Përmes rrugicave mistike të Mangalemit, në Berat ndodhet “shtëpia e glikove”, ku një 80 vjeçare së bashku me familjen e saj prodhojnë gliko në mënyrë artizanale.

Kryeministri Edi Rama publikoi historinë e kësaj familjeje, e cila prodhon 40 lloje glikosh.

“Përmes rrugicave mistike të Mangalemit, në “shtëpinë e glikove”, aty ku rrëzëllen shembulli frymëzues i Margalinës, 80 vjeçares së dashuruar me të bukurën, e cila prej vitesh prodhon në mënyrë artizanale glikotë më të mira të Beratit”, u shpreh Kryeministri Rama.

“Nuk bëjmë gliko për të shitur për të bërë para për të ngrënë bukë, por bëjmë gliko tradicionale për të kënaqur veten dhe klientin”, shprehet Margalina.

Produktet e nënë Margalinës dhe familjes së saj janë prezente në të gjitha panairet që zhvillohen në vend, por edhe në pikat e shitjes të produkteve natyrale.

Drejtore e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural, Frida Krifca informoi se “punishtja” modeste e Margalinës, monument kulture prej muajit gusht do t’i nënshtrohet restaurimit, për t’i rikthyer shkëlqimin shtëpisë së nënës duarartë./a.gjonaj/