28 gusht Policia e Beratit arrestoi sot një shtetas i cili përndiqte dhe kanoste me armë zjarri një shtetase, ndërsa sekuestroi edhe një armë zjarri tip automatik.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet pranë Komisariatit të Policisë Berat u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit F. M., 26 vjeç, banues në Urën Vajgurore.

Ndaj tij kishte një kallëzim penal se në mënyrë sistematike përndiqte dhe kishte kërcënuar me armë zjarri shtetasen me iniciale L.T..

Gjatë kontrollit të banesës u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip automatik model 56.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale ‘‘Përndjekja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit’’.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re