Policia e Beratit ka bërë të mundur arrestimin e F. Isufaj, 23 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat.
Arrestimi I tij u bë i mundur pasi ndaj tij është bërë kallzim nga 19-vjeçarja me inicialet G.A, banuese në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, Berat e cila pretendon se Isufaj e ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale ‘’Përndjekje’’, parashikuar nga neni 121/a i Kodit Penal.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re