Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka përuruar sistemin autoguidë në katër gjuhë në muzeun “Onufri”, përmes të cilit turistët do të kenë shansin të zbulojnë muzeun dhe kryeveprat e tij, përmes gjuhëve shqip, italisht, anglisht dhe gjermanisht.

“Histori të jashtëzakonshme fshihen pas së kuqes së Onufrit, portreteve dhe alegorive të Çetirëve e simboleve të gdhendura në ikonostasin e rrallë”, tha Margariti.

Turistët do të kenë shansin të zbulojnë muzeun dhe kryeveprat e tij, duke ndjekur ritmin që i përshtatet atyre, përmes gjuhëve shqip, italisht, anglisht dhe gjermanisht. E teksa narracioni përcjell informacionet më interesante mbi muzeun dhe kryeveprat e shfaqura në të, nuk do të mungojnë efektet zanore të studiuara për të të katapultuar menjëherë në periudhën e Onufrit apo ikonografëve të tjerë me emër.

Projekti i dixhitalizimit u implementua  nga Projekti IntoAlbania, me bashkëpunimin e ngushtë të Muzeut “Onufri”, që dha ndihmesën në të gjitha hapat e projektit.

Kjo ndërhyrje do të sjellë një eksperiencë krejtësisht të re të turistëve në këtë muze.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re