3 qershor- Aksesi për personat me aftësi të kufizuara, shërbimet shoqërore, arsimi, shëndetësia, punësimi e formimi profesional për ta, sikundër edhe pjesëmarrja në jetën publike e politike dhe barazia para ligjit ishin në fokus të tryezës së rrumbullakët të organizuar sot në bashkinë e Beratit.

Tryeza u organizua në kuadër të projektit ”Përfshirja e personave me aftësi të kufizuara përmes planeve lokale të veprimit”, nga Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (FSHDPAK) me mbështetjen e Agjencisë të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), përmes ANTTARC.

Fuqizimi i kapaciteteve të institucioneve vendore në fushën e aftësisë së kufizuar dhe hartimi i planeve lokale të veprimit, synojnë të realizojnë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në komunitetet ku jetojnë përmes bashkëpunimit dhe praktikave gjithëpërfshirëse.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga Zyra e Punës, Zyra Vendore Arsimore, PAK, DSHP, Shoqëria Civile dhe OJF – të, nga Shërbimet Shoqërore dhe Shëndetësore, e pranishme gjithashtu ishte edhe Nënkryetarja e Bashkisë, Afize Skëndo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re