Skip to content

Berat/ Policia i ble librat 12-vjeçarit, i cili kishte apeluar për ndihmë

70922806 2436107003175188 2470235768686116864 n

“Efektivët e Komisariatit të Policisë Ura Vajgurore i blejnë librat 12-vjeçarit, i cili kishte apeluar për ndihmë

Punonjësit e Policisë, paraditen e sotme, kanë blerë librat, ja kanë dhuruar Seldit dhe i kanë uruar një vit shkollor sa më të mbarë dhe të suksesshëm.

Ata i kanë premtuar Seldit se shtëpia e policisë Ura Vajgurore do të jetë gjithmonë e hapur për të dhe për të gjithë bashkëmoshatarët e tij në nevojë.

Vogëlushi 12-vjeçar sot është paraqitur në shkollë, i gezuar duke u përcjellë gjithë bashkëmoshatarëve të tij mesazhin se polici është miku më i mirë i tij.” – shkruan ne facebook Drejtoria Vendore e Policisë Berat.

70242266 2436107043175184 8647713666046623744 n 70922806 2436107003175188 2470235768686116864 n