🚓 Policia Rrugore e Beratit vijon monitorimet me dron, radar dhe makina inteligjente në të gjitha akset e qarkut, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.
✅ Vëmendje e veçantë i është kushtuar shtetasve që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit, që kryejnë parakalime të gabuara dhe që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara.
✅ Gjatë dy javëve të fundit, janë arrestuar 4 shtetas për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë 6 shtetas për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
✅ Për më tepër, gjatë kësaj periudhe janë:
-
✔️ Ndëshkuar administrativisht 3 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
-
✔️ Ndëshkuar 224 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara;
-
✔️ Ndëshkuar 115 drejtues automjetesh për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
-
✔️ Ndëshkuar 87 drejtues motomjetesh për mosvendosjen e kaskave mbrojtëse;
-
✔️ Ndëshkuar 227 drejtues mjetesh për shpejtësi mbi normat e lejuara;
-
✔️ Ndëshkuar 257 drejtues automjetesh për ndalim ose pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
-
✔️ Ndëshkuar 223 drejtues mjetesh për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
ℹ️ Kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut.
🚓 Policia Rrugore e Beratit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor. 🚦
