Policia e Skraparit arrestoi shoferin qe drejtonte mikrobusin i cili u përfshi ne aksident, teksa po transportonte nxënësit e shkollës. Në pranga përfundoi Astrit Hysi, 52 vjeç. Ai akuzohet për “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”. Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e së hënës, kur mikrobusi doli nga rruga ne fshatin Verzhezhe te Skraparit, pas një defekti në sistemin e frenimit. Për pasojë u plagosen 9 nxënës që udhëtonin çdo dite drejt shkollës se tyre. Për shkak të plagëve të marra, një nga të plagosurat u transportua në spitalin e  Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re