Në bashkinë së Beratit u prezantua plani i masave afatshkurtra të projektit “Menaxhimi i integruar i mbetjeve urbane për Qarkun e Beratit”, financuar nga qeveria zvicerane.

Në takim merrnin pjesë kryetari i bashkisë, Petrit Sinaj, Zëvendësministrja e Mjedisit, Ornela Cuci, zëvendësambasadori zviceran, Philip Keller, nënkryetari i bashkisë, Bledar Blana, koordinatorja lokale e projektit, Mirela Buhuri, përfaqësues nga Prefektura e Beratit, si dhe ekspertë të menaxhimit të mbetjeve dhe mjedisit.

Gjatë takimit u diskutua mbi koncept – projektin e propozuar për masat rehabilituese të vend depozitimit ekzistues, si dhe mbi alternativat e mundshme për menaxhimin e mbetjeve të bashkisë së Beratit.

Me zbatimin e këtij projekti pritet të zgjidhet problemi mjedisor, i cili nuk ndikon vetëm në bashkinë e Beratit, por në të gjithë territorin ku kalon lumi Osum.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re