BERAT, 20 gusht – Faleminderit Xorxhia Meloni. Jeni një zonjë e vërtetë! Ne nuk jemi të pasur, ne punojmë shumë: nuk fitojmë aq shumë sa të mos na bëjnë përshtypje paratë, deklaruan pronarët e restorantit të Beratit ku disa ditë më parë shkaktuan zemërimin e kryeministres italiane Xhorxhia Meloni e cila urdhëroi ambasadorin Bucci të kryejë me urgjencë pagesën e llogarisë pasi 4 shtetas italianë u larguan tinzarisht pa paguar faturën, shkruan gazeta ”Il corriere”.

”Nuk është vetëm çështje parash. Jemi të prekur nga gjesti i saj. Paratë që na dërgoi do të mbeten në restorant, si kujtim dhe kundër ”syrit të keq”, deklaruan pronarët e restorantit Guva Mangalem” në qytetin e Beratit.

Një kavanoz të vogël qelqi disa para brenda të vendosura në pamje të plotë në banak. Paratë janë tashmë të famshmet 8,451 lekë, ose 80 euro që kryeministrja Giorgia Meloni jo pa ngjallur polemika, ua dorëzoi pronarëve të restorantit ”Guva Mangalem” përmes Ambasadës Italiane në Tiranë.

Në atë vazo gjendet edhe një mesazh i gjatë, një lloj falënderimi për kryeministren, por edhe një deklaratë dashurie për Italinë.

“Ata qytetarë italianë që kanë shkuar pa paguar kanë bërë publicitet të madh për qytetin tonë. I falenderojmë!. Që atë ditë thamë që nuk kishte asnjë problem me italianët, se këtu duhet të ndihen si në shtëpinë e tyre”, theksojnë nga restoranti Guva Mangalem..

Gjithashtu përmendëm se katër klientëve iu pëlqeu shumë ushqimi. Le të shpresojmë se ata do i shpenzojnë ato para për diçka të mirë!.

Ajo që është për tu habitur nga reagimi i restorantit, i cili në vend që t’i ndiqte, të zemërohej dhe mbi të gjitha të denonconte grupin, thjesht i kishte uruar që ato para t’i kishin shpenzuar diku tjetër dhe mirë.

”Ato tetëdhjetë euro nuk bëjnë dallim edhe pse nuk lundrojmë në ar”, shpjeguan nga restoranti në një postim. /os/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re