Firmat e nxjerrjes së gurit dekorativ në malin e Tomorrit protestojnë përpara Prefekturës Berat.

Bashkë me drejtuesit e gurorereve, në protetstë kanë dalë edhe punëtorët.  Ata shprehen që me fitimet që marrin nga kjo punë ushqejnë familjet. “Por pas bllokimit të punimeve ngelëm pa bukë”,  ankohen punëtorët e gurores.

Ata kërkojne rifillimin e punës dhe lejimin e shfrytëzimit të territoreve për nxjerrjen e gurit dekorativ. Pronarët e guroreve thonë së janë të pajisur me lejet përkatëse, por përpos kësaj atyre nuk ju lejohet rifillimi i punës.

“Jemi me lejet përkatese nga çdo ministri, bllokimi i punës është i padrejtë dhe antiligjor, paguajmë të gjitha taksat në shtet”, shprehen të revoltuar pronarët e guroreve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re